SHBA: Qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka deklaruar se SHBA qëndron pranë aleatëve pas shkeljes së hapësirës ajrore të Policinë.

I dërguari amerikan në aleancë tha se do ta mbrojnë çdo pjesë të territorit, raporton Klankosova.tv

“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.

Gjatë natës, 19 dronë rusë u raportua se u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve mbi Ukrainën Perëndimore.

Kryeministri Donald Tusk, tha se deri në katër dronë janë rrëzuar nga aeroplanët e këtij shteti dhe të NATO-s.

Ai dha një paralajmërim të fortë, duke thënë se Polonia është më afër se kurrë për një konflikt të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore

Kategoritë
BotaLajme