SHBA përgatit shitjen e armëve të reja Izraelit me vlerë 6 miliardë dollarë

Ndërsa sulmet kundër Gazës vazhdojnë, administrata e Uashingtonit po përgatit një marrëveshje për shitjen e armëve me vlerë rreth 6 miliardë dollarë për Izraelin, raportoi Wall Street Journal.

Paketa përfshin 30 helikopterë sulmues AH-64 Apache me vlerë 3,8 miliardë dollarë dhe 3.250 automjete të blinduara për këmbësorinë me vlerë 1,9 miliardë dollarë. Gjithashtu, 750 milionë dollarë pjesë rezervë për transportuesit e blinduar dhe furnizimin me energji janë përfshirë në marrëveshje.

Dorëzimi i këtyre armëve pritet të zgjasë të paktën 2–3 vjet dhe do të financohet përmes programit amerikan të ndihmës ushtarake të jashtme.

Plani duhet të miratohet nga komitetet përkatëse në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, përpara se të shkojë në Kongres për votim. Nëse miratohet, kjo do të dyfishonte pothuajse flotën ekzistuese të helikopterëve Apache të Izraelit.

Që prej 7 tetorit 2023, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 166.000 persona, ndërsa vetëm pas prishjes së armëpushimit më 18 mars, janë vrarë mbi 12.600 palestinezë.

Kategoritë
BotaLajme