Qeveria federale ka kërcënuar se do të ngrijë fondet federale për disa universitete, përfshirë Harvardin, duke përmendur protestat në kampus në mbështetje të Palestinës
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një anulim të ri federal prej 60 milionë dollarësh për Universitetin e Harvardit, pasi më parë shkurtoi 2.2 miliardë dollarë fonde për shkak të dështimit për të bërë mjaftueshëm për të luftuar protestat në mbështetje të Palestinës në kampus, transmeton Anadolu.
Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) bëri një deklaratë mbi këtë çështje në platformën e mediave sociale X.
Në deklaratë thuhet se ministria kishte ndërmarrë hapa “për të mbrojtur të drejtat civile në arsimin e lartë” dhe se Harvardi, një nga universitetet që ka qenë i spikatur në protestat e tij të mbështetjes për Palestinën “dështoi të adresonte qëndrimet antisemite dhe diskriminimin racor”.
Më tej theksohet se administrata e Trumpit “nuk do të tolerojë diskriminimin në kampuse dhe fondet federale duhet të mbështesin institucionet që mbrojnë të gjithë studentët”.
– Mosmarrëveshja midis Trumpit dhe Harvardit
Qeveria federale ka kërcënuar se do të ngrijë fondet federale për disa universitete, përfshirë Harvardin, duke përmendur protestat në kampus në mbështetje të Palestinës dhe programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Gjatë këtij procesi u krijua “Task Forca për të Luftuar Antisemitizmin” në partneritet me Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Departamentin e Arsimit dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA).
Administrata e Trumpit vendosi të ngrijë 2.2 miliardë dollarë fonde dhe 60 milionë dollarë tarifa kontratash për Harvardin. Universiteti ngriti padi për të bllokuar vendimin, duke argumentuar se ngrirja e financimit nga qeveria federale është e paligjshme.