Serbia merr vendim: I mundësohet serbëve zgjatja e regjistrimit të veturave me targa ilegale

Serbia merr vendim: I mundësohet serbëve zgjatja e regjistrimit të veturave me targa ilegale

Në marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel parashihej që Kosova të mos lëshojë fletëqortime e as gjoba për ata që posedojnë targa të automjeteve ilegale, apo “KM,GL,PR” dhe të ngjashme dhe që Serbia të mos lëshojë më targa të tilla.

Qeveria e Serbisë ia ka mundësuar serbëve të cilët jetojnë në veri të Kosovës që të zgjasin regjistrimet e automjeteve që kanë me këto targa.

Qeveria e Serbisë sot zyrtarisht ka miratuar Dekretin për kushte të veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të mjeteve motorike që targa të automjeteve ilegale.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova