Gjermania qëndron përkrah aleatëve të NATO-s, Bullgarisë dhe Rumanisë, pas sulmeve ndaj anijeve

Gjermania qëndron përkrah aleatëve të NATO-s, Bullgarisë dhe Rumanisë, pas sulmeve ndaj anijeve

Më herët, dronët goditën dy anije në brigjet e Bullgarisë, njëra u fundos, ndërsa ekuipazhi i saj rezulton i zhdukur, ndërsa tjetra mori flakë dhe marinarët e saj u shpëtuan.

Gjermania ka deklaruar se qëndron në solidaritet me aleatët e saj të NATO-s, Bullgarinë dhe Rumaninë, pas sulmeve të fundit me dron ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.

“Sulmet me dron ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë thellësisht alarmuese”, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në rrjetet sociale.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Rumaninë, Bullgarinë dhe partnerët tanë rajonal”, shtoi ajo.

Ministria gjermane theksoi se “këto incidente kanë pasoja më të gjera për sigurinë dhe stabilitetin përtej rajonit”.

“Mendimet tona janë me personat e zhdukur dhe familjet e tyre”, shtoi ajo.

Më herët, dronët goditën dy anije në brigjet e Bullgarisë, njëra u fundos, ndërsa ekuipazhi i saj rezulton i zhdukur, ndërsa tjetra mori flakë dhe marinarët e saj u shpëtuan.

Një ditë më parë, një anije tregtare mori flakë dhe u fundos në brigjet e Rumanisë, jashtë ujërave të saj territoriale, duke shkaktuar vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa 11 të tjerë u shpëtuan.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova