Sipas mediave izraelite, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, shoqëroi dyshen Rubio-Netanyahu në vizitën e tyre në Buraq (Muri i Vajtimit).
Përderisa vazhdon jehona e sulmit të Izraelit ndaj Katarit, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio i cili mbërriti në rajon për vizitë zyrtare, vizitoi tunelet pranë xhamisë Al-Aksa me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Sipas mediave izraelite, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, shoqëroi dyshen Rubio-Netanyahu në vizitën e tyre në Buraq (Muri i Vajtimit).
Pas Murit Buraq, Rubio dhe Netanyahu vizituan tunelet e gërmuara nga Izraeli pranë xhamisë Al-Aksa.
Duke folur me gazetarët pas vizitës, Netanyahu tha se “Vizita e Rubios është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe forcës së aleancës Izrael-SHBA. Kjo aleancë është po aq e fortë dhe e qëndrueshme sa gurët e Murit Perëndimor që sapo prekëm”.
Pas sulmit të Izraelit ndaj një ekipi negociator të Hamasit në Doha të Katarit, sekretari Rubio vizitoi Izraelin përpara Samitit Arabo-Islamik, ndërsa ai nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave dhe nuk dha deklaratë.
Në vizitën e Rubios thuhet se do të diskutohet plani për dëbimin e palestinezëve në Rripin e Gazës në vende të tjera dhe pretendohet se do të diskutohet edhe ideja e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor.