Salah “karikon bateritë” në Turqi: Aktorja e famshme turke publikon foto me të, ndërsa postimi me shalqi bën bujë në rrjete sociale

Pas një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Liverpool-it, Mohamed Salah po pushon në Turqi, ku ka tërhequr vëmendje të madhe – përfshirë edhe aktoren e njohur turke Hande Doğandemir.

Aktorja ndau në rrjete sociale një foto me yllin egjiptian në hotelin ku qëndronte, dhe imazhi u bë menjëherë një nga temat më të komentuara në rrjet.

Ndërkohë, vetë Salah publikoi një fotografi të tij në plazh, e cila bëri shumë njerëz të qeshin: ai shfaqet i rrethuar nga kore shalqiri të ngrëna.

“Nuk ka mundësi që vëllai i ka ngrënë të gjithë ato shalqinj”, ishte një nga komentet humoristike që qarkulloi më shumë.

Sipas mediave turke, Salah gjatë një darke me shtatë miq ka paguar një faturë prej 1.300 eurosh.

Kujtojmë se Mohamed Salah, i cili ka rinovuar kontratën me Liverpool-in deri në vitin 2027 për 50 milionë euro, është shpallur golashënuesi më i mirë i Premier League për herë të katërt, me 29 gola në sezonin 2024/2025.

Kështu, Salah është barazuar me legjendën franceze Thierry Henry, i cili gjithashtu ka fituar katër herë titullin e golashënuesit më të mirë të ligës angleze.

Kategoritë
Sport