Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç se “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë është shprehje e frikës së saj” dhe se “Serbia po armatoset nga armiq të NATO-s”.
Vuçiq, i dërgoi sot porosi presidentit malazez Milo Gjukanoviq dhe kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti se kanë shqetësime më të mëdha si krimi, korrupsioni dhe ekonomia dhe se duhet “ta lënë Serbinë të qetë”.
“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprej Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”, u shpreh Vuçiq.