Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka publikuar projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës me mbi 30% të votave me postë të numëruar.
Me mbi 30% të votave me postë të numëruara (shtuar votave nga vendvotimet e rregullta dhe misionet diplomatike) këto janë projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës.
Ajo çfarë bie në sy është një performancë tejet pozitive e LDK-së, e një e dobët e PDK-së. LVV-ja vazhdon të jetë e para me shumicën e votave me postë, por është dukshëm larg nivelit të përkrahjes sikur në votat në misionet diplomatike.
Megjithatë, procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon, dhe trendet e votave të mbetura mund të sjellin disa prej këtyre ndryshimeve:






Pavarësisht këtyre projeksioneve, rezultati përfundimtar mbetet i hapur, pasi numërimi i votave me postë ka treguar se preferencat ndryshojnë në varësi të komunave. Në këtë fazë të fundit, çdo ndryshim i vogël në votat e mbetura mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.
