Rutte tregoi se pse NATO nuk i rrëzoi aeroplanët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleanca veriatlantike nuk ndërmori veprime për të rrëzuar tre aeroplanët luftarakë rusë MiG-31, të cilët shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, sepse në atë moment “nuk kishte nevojë”.

Ai theksoi se NATO monitoron me kujdes çdo shkelje të mundshme të hapësirës së vendeve anëtare dhe vepron vetëm në përputhje me rrethanat dhe rrezikun konkret.

Rutte shpjegoi se mungesa e ndërhyrjes në këtë rast nuk do të thotë se aleanca do të qëndrojë pasive nëse situata përkeqësohet.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të rrëzojmë menjëherë një aeroplan nëse është e nevojshme”, shtoi ai, duke theksuar se çdo vendim për veprim merret pasi të jetë bërë një vlerësim i kujdesshëm i situatës në terren.

“Në fillim ne analizojmë dhe vlerësojmë situatën në mënyrë që të shmangim eskalime të panevojshme, por nëse kërcënimi bëhet real dhe kërkon veprime të menjëhershme – do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendeve anëtare dhe sigurinë e aleancës,” përfundoi Rutte.

Ai nënvizoi gatishmërinë e NATO-s për të reaguar me vendosmëri ndaj çdo sulmi ose provokimi.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë të larta, dhe çdo incident në kufijtë e hapësirës ajrore të anëtarëve të aleancës mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme