Një sulm me raketa ruse ndaj një objekti industrial në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, të hënën, ka dëmtuar një zonë banimi dhe një spital, duke plagosur të paktën 28 persona, tha një zyrtar lokal.
Të paktën katër fëmijë janë mes të plagosurve, tha kryetari në detyrë i Sumyt, Artem Kobzar, në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ai nuk e identifikoi objektin industrial që u godit,
Armiku kreu një sulm me raketa në qendër të qytetit. Disa ndërtesa të larta dhe një shkollë janë dëmtuar. Fëmijët ishin në një strehimore”, tha guvernatori i rajonit të Sumyt, Volodymyr Artiukh, duke postuar një video nga vendi i ngjarjes.
Kremlini më herët tha se pezullimi i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, i dakordësuar gjatë telefonatës mes Putinit dhe Trumpit të martën e kaluar, mbetet në fuqi.
Sumy, qëndodhet rreth 30 km nga kufiri me Rusinë, si dhe rajoni përreth saj, janë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia.