Rreth gjysma e të vaksinuarve me Pfizer në Izrael janë infektuar me variantin Delta

Rreth gjysma e të vaksinuarve me Pfizer në Izrael janë infektuar me variantin Delta, duke bërë që qeveria të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Sipas hulumtimit paraprak nga zyrtarët shëndetësorë izraelitë, rreth 90% e rasteve të reja të koronavirusit janë varianti Delta.

Fëmijët nën moshën 16 vjeç – shumica e të cilëve nuk janë vaksinuar  përbëjnë rreth 50% të të infektuarve me Covid. Rreth 65% e popullsisë – mbi 80% e izraelitëve mbi moshën 16 vjeç janë vaksinuar me Pfizer.

Ky variant, i identifikuar për herë të parë në Indi, është shumë ngjitës. Mutacioni Delta është përhapur në Australi, ku vetëm 4.7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, megjithëse më shumë se 27% kanë marrë dozën e parë.

Gjithashtu varianti Delta përbën 90% të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.  Sharon Alroy Price, një zyrtar i lartë izraelit i shëndetit publik, tha se ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit nuk ishte i lartë – veçanërisht në krahasim me shifrat e mëparshme në Izrael dhe Europë – tendenca ishte shqetësuese.

Ai gjithashtu konfirmoi se më shumë se 40% e të rriturve që rezultuan pozitivë  ishin vaksinuar plotësisht.

“Ata janë raste asimptomatikë ose  kanë simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë për kujdes mjekësor deri më tani”, tha ai.

Kujtojmë që Izraeli nisi vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç në fillim të muajit pas miratimit të vaksinës Pfizer / BionTech nga SHBA-ja  për këtë grupmoshë.

Kategoritë
BotaLajme