Transmetuesi publik francez heq dorë nga plani për të përdorur kompaninë izraelite për program politik

Transmetuesi publik francez heq dorë nga plani për të përdorur kompaninë izraelite për program politik

Thuhet se transmetuesi publik kishte planifikuar të punonte me “Terrific”, një kompani izraelite e specializuar në tregtinë elektronike, në një platformë interaktive të quajtur “Agora”.

Televizionet franceze hoqën dorë nga planet për të përdorur një kompani izraelite për të zhvilluar një mjet ndërveprues për një program politik pasi u ngritën shqetësime të brendshme për trajtimin e të dhënave personale të shikuesve, raportoi sot gazeta investigative franceze “Mediapart”.

Thuhet se transmetuesi publik kishte planifikuar të punonte me “Terrific”, një kompani izraelite e specializuar në tregtinë elektronike, në një platformë interaktive të quajtur “Agora” për rinisjen e programit politik të “France 2”, “L’heure de verite” (Ora e së vërtetës), e planifikuar për 8 tetor.

Sipas raportit, platforma kishte për qëllim të lejonte shikuesit t’u dërgonin pyetje kandidatëve presidencialë dhe të merrnin pjesë në sondazhe në kohë reale. “Mediapart” raportoi se projekti mund të kishte përfshirë mbledhjen e të dhënave mbi preferencat politike të përdoruesve të faqes “Franceinfo” të “France Televisions”.

Gazeta raportoi se drejtori ekzekutiv i “Terrific”, Israel Grintz, bashkëthemeloi një kompani në 2018 që tregton mjetet e synimit të fushatës politike. “France Televisions” përfundimisht e braktisi projektin dhe ia caktoi punën ekipeve të veta teknike, sipas “Mediapart”.

Transmetuesi tha për “Mediapart” se “Terrific” kishte propozuar një sistem të ndërveprimit publik për programet televizive, përfshirë programet politike, por se testet e kryera nga ekipet e tij editoriale dhe teknike nuk kishin qenë përfundimtare.

“Mediapart” raportoi shqetësime në lidhje me një mjet tjetër reklamimi të zhvilluar nga “Terific”, të quajtur “Shoppable”, i përdorur në platformën France.tv. Mjeti u hoq nga platforma më 3 shtator pasi përdoruesit raportuan se programi i tyre antivirus kishte zbuluar rreziqe që lidhen me phishing dhe të dhënat personale.

Ekipet teknike të “France Televisions” kishin gjetur se mjeti po mblidhte të dhëna që mund të kontribuonin në krijimin e profileve të përdoruesve, përfshirë një identifikues unik, URL-të e faqeve të vizituara dhe meta të dhëna të caktuara të përmbajtjes.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova