Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar sërish përkushtimin e tij ndaj Arabisë Saudite pas nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare me klubin Al-Nassr, e cila do ta mbajë në Ligën Saudite deri në vitin 2027, vit në të cilin ai do të mbushë 42 vjeç. 

Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ronaldo zbuloi se kishte marrë oferta për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që është duke u zhvilluar, por i kishte refuzuar për të ruajtur freskinë në funksion të asaj që mund të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në një Kampionat Botëror në vitin 2026. 

“Nuk kam ardhur këtu vetëm për të luajtur futboll. Luaj për ndryshimin e vendit dhe të kulturës”.  

“Jam pjesë e këtij procesi, prandaj, siç them gjithmonë, i përkas Arabisë Saudite. Jam portugez, por i përkas Arabisë Saudite”.

Ronaldo vlerësoi transformimin që po ndodh në vendin e Gjirit dhe shprehu admirimin e tij për udhëheqësinë e Arabisë Saudite. 

“Projektet për të qenë pjesë e rritjes së vendit, për të qenë në anën e tij, padyshim që do të jem. Dua të ndihmoj në ndryshimin e perceptimit për Arabinë Saudite”. 

“Të jem trajner? Mund t’iu them tani që nuk do të bëhem kurrë trajner. ‘Kurrë’ është një fjalë e fortë, por nuk ka qenë kurrë në planet e mia, as pas pesë, as pas dhjetë, as pas njëzet vitesh”. 

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, i cili ka shënuar mbi 930 gola në karrierën e tij, theksoi se fokusi i tij për mbetjen e sezonit është te klubi dhe kombëtarja, me sytë nga Kupa e Botës 2026 që do të mbahet në Amerikën e Veriut./

Kategoritë
LajmeSport