Real Madridit i dështon transferimin i një lojtari – mbanë sekret testet mjekësore

Abdellah Ouazane kishte arritur tashmë një marrëveshje për t’u transferuar te Real Madridi si lojtar i lirë, por gjithçka ndryshoi pas një zhvillimi të papritur.

Real Madridi ishte i bindur për cilësitë e yllit të ri holandez. Ouazane kishte shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 29 gola dhe dhënë 10 asistime, edhe pse luante si mesfushor “box to box”.

Një vëzhgues i talenteve në Madrid e kishte cilësuar atë si “një talent gjeneratë”, dhe klubi kishte plane ta integronte shpejt në ekipin e parë.

Mesfushori 16-vjeçar, i konsideruar si një nga xhevahirët më premtues të futbollit holandez, fluturoi rreth 2,000 milje për të përfunduar transferimin te gjigantët spanjollë. Ai pritej të nënshkruante një kontratë pesëvjeçare, por më parë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

Këtu gjithçka mori një kthesë të papritur: Ouazane dështoi në testet mjekësore, dhe Real Madridi vendosi të tërhiqet nga marrëveshja tashmë e arritur.

Detajet e sakta të problemeve shëndetësore nuk janë bërë publike. Si klubi spanjoll, ashtu edhe kampi i Ouazane-s, kanë zgjedhur të mbajnë sekret maksimal, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e lojtarit dhe karrierën e tij të ardhshme.

Për momentin, ëndrra e Ouazane-s për të veshur fanellën e Real Madridit është ndërprerë papritur. Megjithatë, mbetet shpresa që kjo të mos jetë fundi i rrugëtimit për të.

Kategoritë
LajmeSport