Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian është përmendur edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në raport thuhet se pas miratimit në Këshill dhe Parlament Evropian, liberalizimi i vizave për kosovarët është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024 dhe se mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore, shkruan Gazeta Express.