Kryeministri shqiptar. Edi Rama tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë maksimumi 101 deputetë, duke propozuar që të bëhen ndryshime kushtetuese për të realizuar këtë objektiv.
Propozimin Rama e bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, me argumentin se është hapi i duhur tani që Shqipëria është në fazën e fundit të anëtarësimit drejt Bashkimit Europian, shkruan A2 CNN.
“Na duhet reformimi i institucioneve të këtij vendi, duke filluar nga Kuvendi. Thuajse çdo shqiptar mendon se numri i deputetëve është i tepërt. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në të paktën 101 deputetë, do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se sa një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv kushtetues duhet të jetë një motiv i yni, i cili përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë dhe atyre që e çuan në vend tjetër votën”, tha Rama