Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur nga Brukseli tha se për Shqipërinë, ne shtegun drejt anëtarësimit, siç tha ai, Evropa lulëzon kur është e plotë dhe është e plotë kur është e bashkuar.
“Ju e patë Evropën jo si atraksion, por si punë të përditshme për familjet, njerëzit. Bashkimi është i arritshëm edhe kur duket se përçarja është e paracaktuar. E gjitha vjen nga zemra dhe vjen nga mirënjohja e ekipit tim, sepse komiteti ekonomik dhe social evropian ishte vendi i parë ku ne shqiptarët, qytetarët të dorës së dytë të Evropës, u ndjemë qytetarë të dorës së parë të Evropës.
“ Dua t’ju falenderoj Oliver për avokatinë, për zgjerimin dhe për forcën tuaj. Për Shqipërinë, ne shtegun drejt anëtarësimit, Evropa lulëzon kur është e plotë dhe është e plotë kur është e bashkuar. Faleminderit shumë për çfarë na keni dhënë si njeri dhe faleminderit njerëzve në sallë për durimin e tyre heroik”, theksoi ai./Abcnews.al