Rama ka shpresë për takim me Kurtin: Besoj se nuk e ka harruar kanunin, as hasmit s’i mbyllet dera

Nga Shkupi kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar tha se ka akoma shpresa.

‘Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.’- tha Rama.

Pyetje-përgjigje

Koment për Albin Kurtit, edhe kryetari i BESA Bilal Kasami, dhe njëkohësisht kreu i komunës së Tetovës, të dy refuzuan takimin me ju?

Edi Rama: Unë si kam takuar takim! Ka menduar se do i takoj takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s.

A cënohet imazhi në rajon?

Do e trajtojmë mes shqiptarësh. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen edhe hasmi nuk i mbyllet dera pa mbaruar fjalën.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi