Presidenti rus u dha udhëzime zyrtarëve të sigurisë që të jenë të gatshëm të fillojnë testet bërthamore
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të kryejë teste bërthamore nëse vendet e tjera e bëjnë një gjë të tillë të parat
Deklarata u bë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, thirrur pas raportimeve mediatike se SHBA-ja ka testuar armë bërthamore. Putini u dha udhëzime zyrtarëve të sigurisë që të analizojnë informacionet dhe nëse konfirmohen, të përgatiten për testet e Rusisë.
Ai kujtoi një qëndrim të mëparshëm duke thënë: “Që në vitin 2023 u theksua se nëse SHBA-ja ose shtete të tjera pjesëmarrëse në traktatin përkatës do të kryenin teste të tilla, edhe Rusia do të duhej të merrte masa të përshtatshme në përgjigje”.
“Në këtë lidhje, i udhëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse, shërbimet speciale dhe agjencitë civile të përfshira të mbledhin informacion shtesë mbi këtë çështje, ta analizojnë atë në forumet e Këshillit të Sigurisë dhe të paraqesin propozime të koordinuara për mundësinë e fillimit të përgatitjeve për aktivitete testimi të armëve bërthamore”, shtoi ai.
Deklarata vjen pas njoftimit të 31 tetorit të presidentit amerikan Donald Trump në platformën e tij “Truth Social”, ku ai tha se ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të nisë menjëherë testimet e armëve bërthamore.













