Punëtorët e RTK-së pa paga, sindikata i drejtohet me letër publike Kryeministrit Kurti

Sindikatë e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i është drejtuar me një letër publike Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e krizës financiare në RTK.

Sipas sindikatës, mbi 700 punëtorë të transmetuesit publik kanë mbetur pa paga, ndërsa situata po rrezikon mirëqenien e familjeve të tyre dhe funksionimin e shërbimit publik të informimit.

Në letër theksohet se RTK ndodhet në krizë të thellë institucionale e financiare, pasi institucioni është pa Bord funksional dhe pa Drejtor të Përgjithshëm, ndërsa aktualisht udhëhiqet nga ushtrues detyre, në kundërshtim me ligjin.

Sindikatës kërkon nga kryeministri që të ndërhyjë për alokimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në RTK, “ashtu si në sektorët e tjerë publikë”, duke e cilësuar këtë si një kërkesë njerëzore dhe institucionale për të shmangur kolapsin e transmetuesit publik të vendit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi