Pse nuk e takoi Lajçakun? Kurti: Nuk ka nevojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar të martën pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se “nuk ka nevojë ta takojë atë”, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se “gjithçka është në rregull” meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kategoritë
LajmeVendi