Pse kërcënohet kryeministri Kurti, eksperti i sigurisë “zbulon” kush ka frikë nga ai

Brenda muajit është kërcënuar dy herë publikisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këshilltari i kryeministrit, Aziz Bici, thotë se Kurti po kërcënohet publikisht nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata.

“Po bëhet hera e dytë që brenda rreth një muaji Kryeministri i Republikës së Kosovës po kërcënohet publikisht, dhe në të dy rastet ato kërcënime vijnë nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata. Në fund të muajit korrik, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili duke folur për veteranët dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë, kërcënonte institucionet dhe kryeministrin ndër të tjerash kishte thënë se “kur vijnë ata, nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”. Ndërkaq dje, u.d. i Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku fillimisht tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, e më pas, në vend që të reflektojë, e përsëritë kërcënimin e njëjtë”, ka shkruar Bici.

Ai tutje thekson se kjo gjuhë është e papranueshme veçanërisht e papërgjegjshme, e padinjitetshme, dhe jokombëtare, për dikë që flet ose përfaqëson veteranët e luftës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi