Protestuesit izraelitë bllokojnë autostradën Tel Aviv-Kuds, kërkojnë lirimin e pengjeve në Gaza

“Pengjet po vdesin” dhe “Qeveria izraelite po vret pengjet” brohoritën protestuesit gjatë tubimit të tyre.

Protestuesit izraelitë bllokuan autostradën kryesore që lidh Tel Avivin dhe Kudsin në mbrëmje për të kërkuar lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Dhjetëra protestues, përfshirë familje të pengjeve izraelite, mbyllën “autostradën 1” në të dy drejtimet pranë kryqëzimit Anava, sipas të përditshmes “Yedioth Ahronoth”.

“Pengjet po vdesin” dhe “Qeveria izraelite po vret pengjet” brohoritën protestuesit gjatë tubimit të tyre. Policia më vonë tha se i shpërndau protestuesit dhe e rihapi rrugën për trafik.

Media izraelite raportoi se qindra protestues u ngjitën në shinat e trenit të lehtë në rrugën “Jaffa” në Kuds, pasi thyen barrierat dhe u përballën me policinë pas një proteste jashtë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në një video-deklaratë, Netanyahu i përshkroi protestuesit jashtë shtëpisë së tij në Kudsin Perëndimor si “milici fashiste”, duke pretenduar se po kërcënonin ta vrisnin atë dhe familjen e tij.

Tel Avivi pretendon se 48 pengje izraelite mbeten në Gaza, përfshirë 20 të gjallë.

Ndërkaq më shumë se 10.800 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, ku përballen me tortura, uri dhe neglizhencë mjekësore, me shumë të vrarë, sipas raporteve palestineze dhe izraelite për të drejtat e njeriut.

Kategoritë
BotaLajme