Protestat nuk ndalen/ Flamuri amerikan në universitetin e Harvardit zëvëndësohet nga ai palestinez

Protestuesit anti-izraelitë në Universitetin e Harvardit vendosën një flamur palestinez në një vend flamurit amerikan, ndërsa protestat në kampus vazhdojnë dhe situata duket se po del jashtë kontrollit.

Të shtunën e kaluar, studentët vazhduan protestat, ndërsa sipas videove që qarkullojnë në rrjet, tre prej tyre vendosin flamurin palestinez mbi statujën ikonë të John Harvard.

Sipas The Harvard Crimson, incidenti i ngritjes së flamurit ndodhi pak pas orës 18:30, me tre flamuj palestinezë që u vendosën më pas në kampus. Një zëdhënës i universitetit tha se veprimet e studentëve shkelnin politikën e Harvardit.

“Flamujt e ngritur nga protestuesit mbi Sallën e Universitetit u hoqën nga stafi i objekteve të Harvardit,” tha një zëdhënës i universitetit për The Post.

“Veprimet janë shkelje e politikës së universitetit dhe individët e përfshirë do të jenë subjekt i masave disiplinore”, shtoi ai.

Skena të ngjashme janë regjistruar në kampuset në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë Universitetin e Kolumbisë si dhe universitete të tjera.

Kategoritë
BotaLajme