Propozimi i Konjufcës për mandatar, Hoti: Mjaft me manovra politike

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e Qeverisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai këtë zhvillim e ka cilësuar si “manovër politike” .

“Mjaft me manovra politike. Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja”, shkruan ai në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të saj erdhi me këtë propozim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi