Presidentja Osmani e ashpër ndaj Vuçiqit, e quan ministër të Millosheviqit

Gjuhë të Millosheviqit e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Osmani ka thënë se nuk pret asgjë nga një njeri që e përkrah Sllobodan Millosheviqin, kur u pyet për deklaratën fyese të Vuçiqit për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e  Malit të Zi.

“Akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e Millosheviqit. Ne një ndër masakrat do ta përkujtojmë në Mitrovicë, deri në mes te qershorit ka përkujtime të masakrave. Një njeri qe e përkrah Millosheviqin s’presim që do flasë me argumente”, tha ajo gjatë një vizitë të enjten në Mitrovicë.

Shtoi se përkundër fjalëve të tyre se e kanë zgjedhur rrugën evropiane, “me vepra janë në rrugën e Putinit”.

Osmani komentoi edhe armatimin e Serbisë. E quajti shqetësuese pasi tha se Serbia nuk është e interesuar për stabilitet.

“Armatimi i Serbisë nuk po ndodh vetëm tani, por tani është shqetësuese sepse Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajonin tonë”.

Osmani ka thënë se po shqyrton edhe disa vizita në SHBA bashkë me kryeministrin. Tha se dy delegacione nga SHBA-ja do ta vizitojnë Kosovën.

Osmani i bëri këto komente gjatë vizitës në Komunën e Mitrovicës, të cilës i premtoi përkrahje.

Kategoritë
LajmeVendi