Presidenti sirian: Rënia e regjimit të Asadit solli një “fazë të re historike” për rajonin

“Zgjidhjet paqësore duhet të arrihen dhe zbatohen shpejt, veçanërisht në marrëveshjen me SDF-në më 10 mars”, tha Ahmed al-Sharaa

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa tha sot se rënia e regjimit të Bashar al-Asad ka sjellë “një fazë të re historike për rajonin”, duke theksuar se Siria sot ka “interesa të përbashkëta me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara”, raporton Anadolu.

Duke folur në një sesion të titulluar “Faza Lindore: Demokracia, Siguria dhe Rreziku Gjeopolitik” me ish-drejtorin e CIA-s David Petraeus në Samitin Vjetor Concordia 2025 në New York, Sharaa paralajmëroi se disa palë po përpiqen “të nxisin tensione sektare në Siri, ndërsa të tjerë po i lajnë hesapet në tokën siriane”.

“Zgjidhjet paqësore duhet të arrihen dhe zbatohen shpejt, veçanërisht në marrëveshjen me SDF-në më 10 mars”, tha ai.

“Kufizimi i armëve në duart e shtetit është ajo që e mbron Sirinë nga konfliktet dhe trazirat”, tha Sharaa.

Siria “i ofroi SDF-së të integrohej në ushtrinë e Sirisë, i siguroi ata se të drejtat e kurdëve janë të garantuara, por ka pasur hezitim (nga ana e tyre) në zbatimin e marrëveshjes”.

Kategoritë
BotaLajme