Presidenti izraelit: Marrëdhëniet me Turqinë janë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit

“Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë të rëndësishme për Izraelin dhe për të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Herzog pas nisjes për në Turqi nga aeroporti Ben Gurion.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë janë të rëndësishme për të rritur stabilitetin në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë të rëndësishme për Izraelin dhe për të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Herzog pas nisjes për në Turqi nga aeroporti Ben Gurion.

“Ne nuk do të biem dakord për gjithçka. Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë patën disa momente të vështira gjatë viteve”, tha Herzog.

Presidenti izraelit do të realizojë vizitë shtetërore dyditore në Turqi, me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme