Erdoğan, i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, vazhdon kontaktet në margjinat e samitit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka takuar homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton Anadolu.
Erdoğan, i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), vazhdon kontaktet e tij në margjinat e samitit.
Presidenti turk u takua me homologun e tij rus Putin në një hotel.
Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, kreu i Organizatës së Inteligjencës Kombëtare Ibrahim Kalın, kreu i Kryesisë së Komunikimeve Burhanettin Duran dhe kryekëshilltari presidencial Çağrı Erhan.