Fati deshi që ylli i futbollit, Diogo Jota, të humbte jetën vetëm disa orë pas një postimi dëshpërues në të cilin festonte martesën me dashurinë e fëmijërisë së tij.
Diogo Jota (28), ylli i madh i Liverpoolit dhe përfaqësueses së Portugalisë, ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, gjithashtu futbollist që luante për Penafielin portughez.
Postimi i tij i fundit në rrjetet sociale thyen zemrat. Vetëm shtatë ose tetë orë para aksidentit automobilistik, që ndodhi pas mesnatës të mërkurën në provincën Zamora të Spanjës, Jota festonte martesën me dashurinë e jetës së tij.
Ky 28-vjeçar ndau një video nga dasma e mbajtur vetëm dhjetë ditë më parë, kur u martua me Rute Cardoso, dashurinë e fëmijërisë së tij.
“Dita që nuk do ta harrojmë kurrë,” shkruajti Diogo Jota vetëm disa orë para se udhëtimi fatkeq ta merrte jetën.
Vdekja tragjike ndodhi vetëm dy javë pasi Diogo fejoi dhe martoi dashurinë e tij përjetësore. Diogo dhe Rute ishin së bashku që nga ditët e shkollës, ajo e mbështeti në çdo sukses dhe i solli tre fëmijë.
Intervista e fundit e tij doli të mërkurën, ku Jota u përshkrua si njeriu më i lumtur në botë pasi martoi dashurinë e jetës së tij.
Lajmin për vdekjen e Diogo Jotës dhe të vëllait tij, Andre Silva, e konfirmuan zyrtarisht Liverpooli dhe Federata e Futbollit e Portugalisë, ku Jota luajti me fanellën e përfaqësueses.