​Posta e Kosovës merr në kontroll objektin në Graçanicë që përdorej nga Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë në kontroll një objekt në Graçanicë i cili më herët përdorej nga posta e Serbisë.

Siç mëson Telegrafi ky objekt tash e tutje do të përdoret nga Posta e Kosovës, gjersa para këtij objekti janë parë vetura të Postës së Kosovës.

Lidhur me këtë, ende nuk ka një deklarim zyrtar nga institucionet. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi