Avionët polakë u ngritën herët në mëngjes për të siguruar hapësirën ajrore të Polonisë pasi Rusia nisi sulme ajrore të drejtuara ndaj Ukrainës perëndimore, pranë kufirit me Poloninë, thuhet në njoftimin e forcave të armatosura të vendeve anëtare të NATO-s.
“Avionët polakë dhe aleatë po veprojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërkohë që sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit radarik janë vënë në shkallën më të lartë të gatishmërisë,” thuhet në postimin e komandës operacionale në platformën X.
Që në orët e para të mëngjesit pothuajse e gjithë Ukraina ishte nën alarm për sulme ajrore, pasi aviacioni ushtarak ukrainas paralajmëroi për sulme me raketa dhe dronë nga Rusia.
Menjëherë pas orës shtatë të mëngjesit, sipas kohës lokale, forcat ajrore polake dhe aleate përfunduan operacionin, pasi sulmet ajrore të Federatës Ruse mbi Ukrainë u ndalën.