Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s pas rrëzimit të dronëve rusë

Kryeministri i Polonisë ka kërkuar të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, pasi vendi i tij rrëzoi dronë rusë në hapësirën e saj ajrore.

Ushtria polake regjistroi 19 dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus në Ukrainën perëndimore mbrëmë, me tre ose katër të rrëzuar, transmeton Telegrafi

Mbrojtja ajrore si polake ashtu edhe ajo e NATO-s u ngritën në ajër, pasi dronët shkelën ‘në mënyrë të përsëritur’ hapësirën ajrore të vendit gjatë një bombardimi të Ukrainës që la të paktën një të vdekur.

Ata që përbënin kërcënim u ‘neutralizuan’ dhe kërkimet për të gjetur vendet e rrëzimit të tyre janë duke vazhduar – me njerëzit të paralajmëruar të mos i afrohen asnjë rrënoje në rast se ato përmbajnë materiale të rrezikshme.

Kryeministri Donald Tusk tha se shkelja e hapësirës ajrore të vendit të tij ka të ngjarë të jetë një ‘provokim në shkallë të gjerë’, dhe se Polonia është gati të reagojë.

Ai tani ka kërkuar zyrtarisht të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, i cili u lejon shteteve anëtare të ‘konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve kërcënohet’.

Kategoritë
BotaLajme