Policia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së Gjilanit, e marrin në pyetje për braktisjen e veturës

Paraprakisht Policia kishte gjetur edhe veturën e braktisur në mal, gjë për të cilën edhe ka intervistuar personin e gjetur.

“Në orët e pasdites së sotme është lokalizuar nga Policia e Kosovës personi në kërkim , pronari i veturës së braktisur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njëjti është intervistuar nga hetues policor në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e prokurorit të shtetit dhe Policisë së Kosovës”

Personi i raportuar i zhdukur ishte gjetur nga Shoqata për Kërkim Shpëtim dhe i ishte dorëzuar policisë.

Kategoritë
LajmeVendi