Policia blen 700 mijë euro bileta aeroplani, rreth 500 euro për një

Policia e Kosovës ka dhënë tender në vlerë prej 700 mijë euro për furnizim me bileta avioni.

Përmes kësaj kontrate, parashihet furnizimi me 1 mijë e 400 bileta, përkatësisht 500 euro për një biletë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lokacionet se për ku do të blihen këto bileta s’janë përcaktuar.

“*Vlera e biletës prej 500 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit dhe nuk përcakton çmimin real të  kontratës pasi që çmimet janë variabël dhe kontrata do të bazohet në sasinë e biletave”, theksohet në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi.

Me këtë kontratë është shpërblyer kompania “AS Travel Club” SH.P.K, që ka qenë oferta më e lirë nga tri që janë dorëzuar.

Kontrata është nënshkruar më 11 shtator, teksa kohëzgjatja e saj është për 36 muaj./Reporteri.net

Kategoritë
LajmeVendi