Polakët në ndeshjen kundër Novog Pazarit tallën me islamin dhe myslimanët

Tifozët e Jagiellonia Białystok-ut nga Polonia, në ndeshjen e rundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës kundër Novog Pazarit, tallën me islamin dhe myslimanët.

Ata shfaqën një person të veshur me kostum tradicional mysliman duke përqafuar një dhi, me detaje që sugjeronin përmbajtje seksuale.

Ishte një veprim turpërues i tifozëve polakë, të cilët me këtë qëlluan të poshtëronin Novopazarët, por në fakt vetëm zbuluan se kush janë dhe çfarë mbajnë në zemër.

Shtojmë se Jagiellonia sonte në fushën e saj në Poloni mposhti Novog Pazarin me rezultatin 3:1, dhe kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 5:2, pasi kishte fituar më parë edhe në Sanxhak.

Afimico Pululu shënoi dy gola sonte, ndërsa një tjetër shtoi Taras Romanczuk, kurse golin për Novi Pazar e realizoi Abdulsamed Abdullahi.

Kategoritë
Sport