Petkoviqi takon Lajçakun: Flasin për marrëveshjet e arritura dhe Asociacionin

Përfaqësuesi i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë takim është folur për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Sot në Bruksel u takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak me të cilin kam diskutuar për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me theks të veçantë për formimin e Asociacionit, por edhe për deeskalimin e nevojshëm.Ekspertët tanë si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit, si dhe çështjen e të zhdukurve dhe tema të tjera të rëndësishme. Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë”, tha Petkoviq.

Takimi i fundit midis Kosovës dhe Serbisë midis negociatorëve u zhvillua këtë muaj por që nuk pati asnjë marrëveshje./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi