Përshkallëzohen protestat kundër Izraelit në garën e çiklizmit “La Vuelta” në Spanjë

Protestat kundër Izraelit pritet të vazhdojnë dhe të bëhen masive në “La Vuelta”, e cila do të kalojë sot nëpër qytetin e Bilbaos në rajonin bask, ku policia ka zbatuar masa të gjera sigurie

Në zonat ku kalon gara spanjolle e çiklizmit “La Vuelta”, spanjollët që kërkojnë të ngrenë zërin kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza, vazhdojnë protestat me shënjestër ekipin izraelit, Israel-Premier Tech, transmeton Anadolu.

Gara e çiklizmit që mbahet në Spanjë nga 23 gushti deri më 14 shtator, duke mbuluar një total prej 3.151 kilometrash dhe 21 etapash, kanë lënë gjurmë me protestat kundër Izraelit.

Protesta kundër Izraelit mbahen pothuajse çdo ditë, në garën e çiklizmit e cila hyri në Spanjë më 27 gusht pasi etapat e saj fillestare kaluan nëpër Itali dhe Francë.

Së fundmi më 2 gusht, mijëra njerëz valëvitën flamuj palestinezë në protestë kundër ekipit izraelit të çiklizmit gjatë “La Vuelta”-s, e cila kaloi nëpër vendbanimin Belagua në rajonin e Navarra-s.

Protestuesit spanjollë kërkuan dëbimin nga “La Vuelta” të ekipit Israel-Premier Tech, në pronësi të Sylvan Adams-it, një mik i ngushtë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Gjithashtu ato varën banderola me shkrimin “Jo gjenocidit” dhe u përpoqën të bllokonin rrugën e ekipit izraelit.

Protestat kundër Izraelit pritet të vazhdojnë dhe të bëhen masive në “La Vuelta”, e cila do të kalojë sot nëpër qytetin e Bilbaos në rajonin bask, ku policia ka zbatuar masa të gjera sigurie.

Ministrja spanjolle e Rinisë dhe Fëmijëve, Sira Rego i bëri thirrje drejtorit të përgjithshëm të “La Vuelta”-s, Javier Guillen, që të përjashtojë ekipin izraelit nga gara e çiklizmit dhe të lejojë protestat kundër Izraelit.

“Spanjollët po protestojnë kundër Izraelit, i cili po kryen sistematikisht dhunë në Gaza dhe se do të ngrenë padi penale kundër oficerëve të policisë që përdorin dhunë për të ndaluar protestuesit”, deklaroi ministrja Rego.

Kur filloi “La Vuelta”, organizatat joqeveritare (OJQ) që mbështesin Palestinën në Spanjë nisën një iniciativë të quajtur “Platforma e Bojkotit Sportiv ndaj Izraelit”, duke bërë thirrje që “pjesëmarrja e Izraelit në garat sportive të pengohet derisa qeveria izraelite vazhdon të kryejë krime lufte dhe gjenocid në Gaza”.

Kategoritë
BotaLajme