Qyteti i Shenzhenit, ku ndodhen qendrat e prodhimit të teknologjisë të njohura si “Lugina e Siliconit të Kinës”, është vendosur në karantinë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Foxconn dhe Unimicron Teknoloji, dy furnizues të Apple, që prodhon në Shenzhen, ndaluan prodhimin.
Transporti publik në Shenzhen u pezullua përkohësisht dhe njerëzve iu tha të punonin nga shtëpia. Dy nga furnizuesit e Apple, Foxconn dhe Unimicron Technology, kanë pezulluar operacionet deri në një datë të mëvonshme. Foxconn ka njoftuar se do të aktivizojë objektet e saj rezervë të prodhimit për të shmangur ndërprerjet në prodhim.
Është bërë e ditur se numri i rasteve të regjistruara në Kinë këtë vit ka tejkaluar numrin total të rasteve të regjistruara në vend në vitin 2021.
Karantina rajonale po zbatohet në disa rrethe të Shangait, qyteti më i madh i Kinës, i cili njoftoi 170 raste të reja të hënën.
Që nga fillimi i marsit në Kinë, praktikat e mbylljes kanë vazhduar në të paktën pesë rajone. Qyteti i Changchun, një qendër prodhimi industrial me një popullsi prej 9 milionë banorësh, u vendos në karantinë të premten.