Pëllumbi konfuz kujdeset për vezët prej çokollate, duke menduar se janë vezët e veta

Një pëllumb nënë u përvodh në një dyqan të quajtur Tesco, dhe përfundoi duke u përkujdesur për një kuti çokollata.

Imagjinoni këtë, shkoni në dyqanin lokal për të blerë ca çokollata, dhe po iu hahen vezët me krem karamel, por gjeni një pëllumb duke u kujdesur për to, shkruan lajmi.net.

Epo kjo nuk ishte vetëm një ngjarje imagjinare për disa persona, sepse kjo ndodhi me të vërtetë në një dyqan të Tesco në Londër.

Një pëllumb nënë u fut përvjedhurazi në një dyqan, dhe siç duket vezët e çokollatës e bënë atë konfuze!

Ajo u ul mbi to, dhe po i shikonte me kaq kujdes dhe përkushtim, sikur të ishin me të vërtetë të vegjlit e saj.

Pronarja 35 vjeçe e dyqanit, Kim Blackman nuk mund të besonte se çfarë pa, por fatmirësisht ajo arriti ta kapi pamjen në telefonin e saj.

Pëllumbi ishte ulur në skaj të kutisë, dhe kishte fryrë pendët, që është një veprim që e bëjnë nënat për të mbrojtur vezët e të vegjëlve të vet.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme