PDK çon edhe një projektligj në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka çuar edhe një projektligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Projektligjin e ka dërguar deputeti Ferat Shala i cili edhe e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net.

“Po. Ligjin për investime të qëndrueshme”, ka thënë shkurt Shala.

Kujtojmë që opozita ka dërguar edhe më parë projektligje për vlerësim në Kushtetuese, përfshirë atë për pagën minimale dhe byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. /lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi