Pas shqetësimeve shëndetësore, Erdogan shfaqet në videokonferencë me Putin

Sot, siç ishte planifikuar në orën 16:00, Erdogan mori pjesë përmes videokonferencës në inaugurimin e termocentralit bërthamor në Akkuyu.

Mediat turke kanë transmetuar drejtpërdrejt si presidentin turk, ashtu edhe homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kujtojmë se dje Presidenti turk ka anuluar aktivitetet e fushatës me këshillën e mjekëve, si dhe daljet publike.Kjo për shkak se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas  “Cumhuriyet”, vetëm pak orë pasi kishte nisur intervista e presidentit turk një ditë më parë, gazetari papritmas ndaloi komunikimin dhe kërkoi kalim në reklama.

I rikthyer pas reklamave, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve duke shpjeguar se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja, por nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë. premtimin e tij. Por sot si duket Erdogan ka filluar agjendën.

Kategoritë
BotaLajme