Ministrja lituaneze e mbrojtjes Dovitė Schakaliene kujtoi, pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë, se si Turqia në vitin 2015 kishte rrëzuar një bombardues rus Su-24 që nuk kishte reaguar ndaj paralajmërimeve.
Schakaliene tha se incidenti me avionët luftarakë rusë është “një tregues i fuqishëm” për nevojën që operacioni i NATO-s Eastern Guard (Roja Lindore) të forcojë patrullimet në krahun lindor të aleancës.
“Kufiri verilindor i NATO-s po testohet me qëllim. Duhet të jemi të vendosur,” shtoi ajo.
Në postimin e saj, ministrja lituaneze e mbrojtjes shkroi gjithashtu se “Turqia dha shembull para 10 vitesh”, duke e quajtur këtë “material për reflektim”.
Bëhet fjalë për incidentin e nëntorit 2015, kur Turqia rrëzoi një bombardues rus Su-24 mbi Sirinë.
Sipas autoriteteve turke, avioni rus nuk reagoi ndaj paralajmërimeve dhe u rrëzua për të mbrojtur sovranitetin turk. Putini atëherë e quajti incidentin “thikë pas shpine nga bashkëpunëtorët e terroristëve”.