Parlamenti grek miraton p/ligjin për blerjen e 18 avionëve francezë Rafale

Në seancën e votimit të mbajtur në parlament u miratua projektligji që parashikon blerjen e 18 avionëve luftarakë “Rafale”, 6 prej të cilëve do të jenë të rinj dhe 12 të përdorur, të cilët do t’i kushtojnë Greqisë 2,5 miliardë euro.

Parlamenti grek miratoi projektligjin për blerjen e 18 avionëve luftarakë të tipit “Rafale” nga Franca.

Në seancën e votimit të mbajtur në parlament u miratua projektligji që parashikon blerjen e 18 avionëve luftarakë “Rafale”, 6 prej të cilëve do të jenë të rinj dhe 12 të përdorur, të cilët do t’i kushtojnë Greqisë 2,5 miliardë euro.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panayotupulos argumentoi në një deklaratë pas votimit se projektligji i miratuar nga parlamenti “përcjell një mesazh të qartë në të gjitha drejtimet”.

Më parë ishte raportuar se grupi i parë i avionëve francezë do të merret në dorëzim në korrik, kurse të gjithë 18 avionët do të shkojnë në Greqi deri nga mesi i vitit 2023.

Në hijen e tensionit në Mesdheun Lindor dhe Egje, Athina zyrtare kishte zgjedhur pesëfishimin e buxhetit për armatimin në vitin 2021, megjithëse vendi përballet për vite të tëra me vështirësi financiare, politikat e shtrëngimit të rripit (kursimit) dhe mezi po qëndron në këmbë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian (BE).

Athina deklaroi se shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2021 do të jenë 5,49 miliardë euro, nga të cilat 2,5 miliardë euro ajo i ka caktuar për zërat e armatimit. Plani i shpenzimeve ushtarake të Greqisë ka arritur kështu nivelin më të lartë të 11 viteve të fundit.

Kategoritë
BotaLajme