Paralajmërimi i ZRRE’së: Çmimi i rrymës mund të rritet ose të zbritet në dhjetor

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka paralajmëruar në dhjetor mund të ketë ngritje ose zbritje të çmimit të energjisë elektrike

Fejzullahu tha se shqyrtimi i ardhshëm tarifor do të fillojë në muajin dhjetor dhe se si do të procedohet varet nga kostot e sistemit.

“Shqyrtimi i ardhshëm tarifor fillon në dhjetor të këtij viti. Stafi profesional i ZRRE’së do i shikojë kostot e sistemit, varet se sa do të jetë kosto e sistemit, do të ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet edhe mundësia e zbritjes në rast se kemi kursime”, ka deklaruar Fejzullahu, pas mbledhjes së sotme të bordit të rregullatorit.

Ai theksoi se jo domosdoshmërisht do të preken tarifat, duke përmendur edhe njëherë se faktor do të mbetet kosto e sistemit.

“Por, jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare do të kemi rritje apo zbritje, ajo do të varet nga kosto e sistemit”, tha Fejzullahu./Reporteri.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi