Në videot e incizuara nga rajoni mund të shihet shkatërrimi i shkaktuar nga Izraeli dhe palestinezët që braktisin zonën me gjësendet që kanë mundur t’i marrin me vete
Përderisa vazhdojnë sulmet e Izraelit në veri të Rripit të Gazës, palestinezët po zhvendosen drejt zonave jugore të enklavës, raporton Anadolu.
Tym i dendur u ngrit nga zona pas sulmit të ushtrisë izraelite në Tel al-Hawa në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.
Në videot e incizuara nga rajoni mund të shihet shkatërrimi i shkaktuar nga Izraeli dhe palestinezët që braktisin zonën me gjësendet që kanë mundur t’i marrin me vete.
Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 65 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe ekspertët kanë shpallur zi buke në enklavën palestineze.