Forcat palestineze të sigurisë në Liban, të cilat veprojnë brenda kampeve të refugjatëve palestinezë në vend, kanë arrestuar një palestinez që bashkëpunonte me Izraelin. I arrestuari u lokalizua nga forcat palestineze të sigurisë që veprojnë në kampet e refugjatëve në jug të Libanit, ku ai ishte i vendosur.
Gjatë arrestimit, tek ai u gjetën disa telefona dhe kompjuterë së bashku me 400.000 dollarë, gjë që forcoi më tej dyshimet se për një periudhë të gjatë kishte qenë bashkëpunëtor i shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad.
Sipas mediave libaneze, palestinezi i arrestuar pas ndalimit ka pranuar se ishte pjesë e një rrjeti prej tetë bashkëpunëtorësh të shërbimit izraelit, të cilët vepronin në kuadër të forcave palestineze të sigurisë në kampet e refugjatëve rreth qytetit Tira.
I arrestuari akuzohet se ka transmetuar informacione tek Mossadi, të cilat i kanë ndihmuar Izraelit në kryerjen e atentateve në zonën e Tiras, megjithëse nuk ka detaje për viktimat e sulmeve në planifikimin dhe ekzekutimin e të cilave ai ka marrë pjesë.