Palestina do të zhvillojë në Spanjë një ndeshje miqësore në nder të viktimave të gjenocidit

Përfaqësuesja e futbollit të Palestinës do të zhvillojë në nëntor një ndeshje miqësore në Bilbao, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Gaza.

Ndeshja do të luhet kundër përfaqësueses kombëtare të Baskisë, e cila nuk njihet si zyrtare nga FIFA.

Takimi është planifikuar për 15 nëntor në stadiumin San Mamés dhe organizohet nga Federata e Futbollit të Baskisë dhe ajo e Palestinës.

Ndeshja është pritur me entuziazëm nga Federata Palestinase dhe i kushtohet kujtimit të viktimave të konfliktit në Rripin e Gazës.

Gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, tifozët e Athletic Bilbaos shpalosën një transparent me flamurin palestinez dhe me mbishkrimin: “Do të jemi me ju nga sot deri në ditën e fundit”.

Ndërkohë që Spanja publikisht dënon aksionet ushtarake të Izraelit, disa rajone – si Madridi – ndalojnë shfaqjen e flamujve palestinezë në shkolla dhe stadiume.

Flamujt palestinezë u hoqën edhe nga hyrja e stadiumit Santiago Bernabéu përpara ndeshjes mes Real Madridit dhe Olympique Marseille.

Situata në rajon vazhdon të ngjallë polemika, ndërsa ngjarjet sportive në Spanjë po shndërrohen gjithnjë e më shumë në hapësira për shprehjen e qëndrimeve politike.

 

Kategoritë
Sport