Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se agjencia po mbështet evakuimin e pacientëve, duke theksuar nevojën urgjente për qasje në trajtim
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se të paktën 15.600 pacientë në Gaza, përfshirë 3.800 fëmijë, po presin për evakuim mjekësor për të marrë kujdes shpëtues jashtë enklavës së rrethuar, transmeton Anadolu.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në rrjetet sociale tha se agjencia po mbështet evakuimin e pacientëve, duke theksuar nevojën urgjente për qasje në trajtim.
“Të paktën 15.600 pacientë, përfshirë 3.800 fëmijë, po presin për evakuim mjekësor, të mbështetur nga OBSH-ja, për të marrë kujdes shpëtues jashtë Gazës”, tha ai.
Tedros gjithashtu përshëndeti një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga 24 ministra të jashtëm, dy ministra zhvillimi dhe komisarja e BE-së për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave Hadja Lahbib, duke ofruar mbështetje për trajtimin e pacientëve kritik nga Gaza.
Së fundmi, hetuesit e OKB-së arritën në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, ku mbi 65.000 njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.